Disa dua nga KUR’ANl qe e qetesojne SHPlRTlN.

Disa dua qe e qetesojne SHPlRTlN.
Lutjet nga Kur’ani:

– “Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve”. (El-A’raf: 23)

– “O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare”. (Nuh: 28)
– “Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur”. (El-Bekare: 127)

– “dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm”. (El-Bekare: 128)

– “O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen”. (Ibrahim: 40)

– “Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë”. (Ibrahim: 41)

– “Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 83-85)

– “Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti”. (El-Mumtehine: 5)

– “O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)

– “O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85-86)

– “Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar”. (Ali Imran: 147)

– “Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona”. (El-kehf: 10)

– “O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri”. (Taha: 114)

– “O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë”. (El-Muminun: 118)

– “Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit”. (El-Bekare: 201)..vazhdo lajmin e plote ketu