Dita e Premte (E Xhuma) permban nje ore ne te cilen duaja eshte e pranuar..!

Dita e Premte (E Xhuma) permban nje ore ne te cilen duaja eshte e pranuar..!
Buhariu dhe Muslimi transmetojne ne te dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a.se i Derguari i Allahut alejhi selam po fliste per diten e Premte, e me pas tha:”Diten e Premte ka nje ore,e cila nese e gjen nje musliman duke u falur namaz e duke i kerkuar Allahut dicka,Allahu do t`ia dhuroje atij ate qe kerkon.”
Pastaj i Derguari i Allahut alejhi selam beri nje shenje me doren e tij per te treguar se kjo ore eshte nje pjese e shkurter kohe. (Buhari dhe Muslimi)

Dijetaret e sahabeve,tabi`inet dhe dijetare te tjere qe kane jetuar pas tyre kane dhene mendime te ndryshme ne lidhje me kete ore.Ne rradhe te pare ,ata kane shfaqur mendime te ndryshme,se a eshte e vlefshme edhe per ditet tona apo vlera e saj eshte shfuqizuar? Se dyti,ata qe mendojne se vlera e saj nuk eshte hequr kane dhene mendime te ndryshme,ne lidhje me percaktimin e kohes se kesaj ore gjate dites se Premte.

Hafidh Ibn Haxheri ka paraqitur me shume se tridhjete mendime se bashku me argumetet e tyre,ne lidhje percaktimin e kohes se kesaj ore.
Mendimet me te favorizuar ne kete ceshtje jane vetem dy prej tyre.Keto dy mendime jane te perfshira ne hadithe te pranuara.Mendimi i pare eshte se kjo ore fillon qe me uljen e imamit ne hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi.