Kaptina apo Surja qe duhet te lexosh ne naten dhe diten e xhuma…!

Leximi i disa pjesëve të veçanta të Kuranit në namazin e sabahut, gjë të cilën e bënte edhe në namazin e xhumasë.
Ibn Abasi radiallahu anhu tregon: “Profeti alejhi selam në namazin e sabahut të ditës së xhuma, lexonte suren Es-Sexhde dhe suren El-Insan. Ndërsa në namazin e xhumasë lexonte suren El-Xhumuah dhe suren El-Munafikun” e transmeton Muslimi.

Përzgjedhja e këtyre pjesëve kuranore nuk është e paqëllimtë nga ana e profetit -alejhi selam-, sepse përmbajtja e tyre u përshtatet veçorive të ditës së xhuma për të cilat ai na ka njoftuar.

Ibn Hubejra (dijetar i madh i kohës së dinastisë Abasite i vdekur në vitin 560H -Allahu e mëshiroftë-) në komentimin e këtij hadithi, thotë:
“Leximi i sures Es-Sexhde dhe El-Insan, në namazin e sabahun të ditës së xhuma, i përshtatet veçorive të Ademit alejhi selam të cilit iu përkulen melaiket e Allahut dhe krijimit të tij në ditën e xhuma. Ndërsa leximi i sures El-Xhumuah dhe El-Munafikun, në namazin e xhumasë, i përshtatet përmendjes së xhumasë dhe qortimin e atyre që ranë në kundërshtim për zgjedhjen e saj”.
Kështu, leximi i këtyre pjesëve kuranore për besimtarin do të thotë kujtim i vlerave të xhumasë dhe për pasojë ai do ti kushtojë asaj interesin e duhur.
2- Leximi i sures El-Kehf gjatë ditës së xhuma apo natës së saj.
Ebu Said El-Khudrij -radiallahu anhu- në lidhje me këtë praktikë thotë se profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Kush lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, ajo do ta ndriçoje atë mes dy xhumave” e transmeton Hakimi, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.