Ky është personi që bleu një mijë pula online për një euro

Steve Morrow aksidentalisht bleu 1000 pula për një dollarë (më pak se një euro) në një ankand në internet pasi pa një “shitje urgjente” në faqen e internetit, Trade Me.
Duke menduar se po blinte vetëm një zog, Steve dëshironte të shpëtonte një pulë në nevojë, e cila është një vepër shumë fisnike, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kur arriti të fitonte ankandin, ai u tha nga shitësi se në të vërtetë ai kishte blerë 1000 pula.
Morrow shtoi se reklama, e cila ishte postuar nga Matthew Blomfield, ishte “konfuze” dhe se ai e kishte lexuar atë të paktën tre herë.

Megjithatë, e gjithë kjo rezulton në një fund të lumtur, pasi pas një postimi në rrjetet sociale, mbi 700 prej pulave iu është gjetur në shtëpi.