Një futbollist ia merr shpirtin pulës gjatë ndeshjes dhe ndëshkohet me karton të kuq

Një ngjarje totalisht e pazakontë nga nodhur në kategoritë e ulëta të kampionatit kroat të futbollit, gjatë ndeshjes NK Jelengrad-Jasenovac.

Teksa po luhej ndeshja, disa pula pushtuan fushën e lojës duke shkaktuar rrëmujë.

Kaq mjaftoi që lojtari i vendësve, Ivan Gazdek, i nevrikosur iu afrua dhe për ta larguar e god/iti shpendin me shkelm, duke e lënë ngo/rdhur në vend.

Për këtë veprim ai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, ndërsa video po bën xhiron e internetit.

Pas ndeshjes ai u shpreh:

Më besoni nuk doja ta bëja. Rezultati i ndeshjes ishte në diskutim dhe unë isha tepër nervoz. Pulat futen shpesh në fushë e madje fusha është e pisët për këtë shkak”.
23-vjeçari i kërkoi edhe ndjesë pronares së pulave, madje ai dërgoi një pulë të re e një letër ku i shprehte keqardhjen për këtë ngjarje.